Çfarë mund të bëj për t'u ndier mirë?
Ja 10 mundësi që mund t’ju ndihmojnë për të arritur një gjendje mirëqenieje:
- Të flisni: për emocionet, problemet dhe për përjetimet e juaja me familjen, me të afërmit ose komunitetin, për t’u liruar nga stresi dhe për të gjetur këndvështrime ose zgjidhje të reja. Ju bënë mirë të flisni dhe të këmbeni mendime në gjuhën amtare.
- Të merrni pjesë/të angazhoheni: në një komunitet, në qendrat ose shtëpitë e lagjes, në kurse gjuhe/vallëzimi/këndimi/sporti etj., duke ndarë me të tjerët dëshirat, interesimet, frikësimet ose shpresat për gjërat që i keni për zemër, duke marrë pjesë në projekte të bashkësisë, etj.
- Mos u dorëzoni/Përballoni krizat e jetës: Koha është çelësi për t’i gëlltitur krizat e jetës (tronditjet, dhimbjet, traumatizmat), duke u përqendruar në aktivitete jetësore dhe duke i dhënë kohë vetes dhe të tjerëve, duke pranuar përkrahjen që ju ofrohet. Për shembull, kuptimi i sistemit administrativ nuk është gjithmonë i thjeshtë.
- Ta pranoni veten ashtu si jeni: Ta njihni trupin tuaj dhe sinjalet e tij për të marrë vendime të mira për ju, të përcaktoni kufijtë, pikat e forta dhe të dobëta dhe t’i pranoni ato.
- Të praktikoni aktivitete krijuese: për të shprehur dëshirat, frikësimet ose mendimet e ndryshme që janë të vështira për t’u shprehur, për t’u çliruar nga tensionet, për t’u relaksuar dhe për të rifituar energji. Bëni aktivitete që ju pëlqejnë, ato që keni bërë në vendin nga keni ardhur, ose gjeni një vend për veten për të krijuar dhe eksploruar.
- Të relaksoheni: Të qenurit në qetësi dhe relaksimi mund të ndihmojë për të vlerësuar më mirë gjërat dhe njerëzit si dhe për të marrë vendime të menduara mirë. Gjeni kohë për veten, bëni aktivitete vetëm, pa praninë e fëmijëve për t’u shkëputur nga jeta familjare dhe për t’u rimbushur (resursuar).
- Të mësoni gjëra të reja: mësoni gjuhën e vendit pritës për të dalë nga rutina, për ta përforcuar vetëbesimin, për t’i zhvilluar idetë tuaja, për të fituar lidhur me pavarësinë dhe autonominë, për të takuar njerëz me përvoja të ngjashme dhe për të krijuar lidhje. Nëse mësoni gjëra të reja mund të jenë stimuluese dhe përfituese dhe mund të krijoni ndjesinë e përparimit.
- Të mbeteni aktiv: për t’i larguar mendimet e mundimshme, për ta çliruar presionin dhe për të dalë nga korniza e një jete stresuese, rekomandohet që çdo ditë të bëni ndonjë aktivitet, të paktën 30 minuta, ose 2 orë e gjysmë në javë.
- Të mbeteni në kontakt me miqtë: ju ndihmon të dilet nga rutina dhe shtëpia si dhe të njoftoheni me njerëz të rinj. Shkëmbimi me miqtë ndihmon të ndiheni i dëgjuar,i mbështetur dhe kritikat eventuale ndihmojnë të përmirësoheni, të gjeni zgjidhje, të jeni më mendjehapur dhe t’i hapni perspektivat
- Të kërkoni ndihmë: për të mos u ndier i lënë pas dore respektoni dhe njihni kufijtë tuaj. Kërkoni ndihmë nëse disa demarshe nuk i keni të qarta dhe për ta zhbllokuar situatën. Ndihma e ndërsjellë me prindërit dhe e rrethit miqësor për shembull, ju ndihmon. Kërkimi i ndihmës përballë pengesave të jetës nuk është një shenjë dobësie, po përkundrazi është shenjë e kurajës.
Bonus: të ngrënit e shëndetshëm dhe të përzgjedhja e një mjedisi të qetë, pa ekrane dhe pa stres gjatë ngrënies, kontribuon gjithashtu për të pasur një gjendje mirëqenieje.
Rëndësia e komunitetit
Në disa faza kur ndodhin ndryshime të mëdha, siç është ardhja në një vend të ri ose njohja me një kulturë të re, është e zakonshme të ndiheni të vetmuar, të izoluar, dhe ndonjëherë edhe pak të humbur. Për t’i përballuar këto momente, bashkatdhetarët mund t’ju ofrojnë një mbështetje të vlefshme: mund të flisni në gjuhën amtare, të merrni dhe shkëmbeni informata ose këshilla që mundësojnë lehtësimin e procedurave administrative ose integrimin në përgjithësi. Ata ofrojnë gjithashtu mundësinë për të bashkëbiseduar me njerëz që kanë kaluar përvoja të ngjashme. Ngjarjet që i ndani me komunitetin ofrojnë mundësinë për t’u takuar, për të ndarë momente gëzimi, për t’iu shmangur rutinës së përditshme dhe për t’u liruar nga presionet. Kështu, komuniteti bëhet një burim i rëndësishëm për t’u përballur më mirë me sfidat e jetës, ndonjëherë të vështira, dhe për t’u ndier më mirë.
Megjithatë, komuniteti nuk duhet të jetë burimi i vetëm. Është thelbësore të jesh i gatshëm për kontakte me pjesën tjetër të shoqërisë së vendit pritës, duke takuar dhe këmbyer mendime me njerëz të rinj, si për shembull, me fqinjët. Këto takime ndihmojnë për ta zbutur vetminë dhe ndikojnë që të ndjeheni më mirë.
Këshilla për jetën e përditshme
Ky website përmbledh disa propozime për ta bërë jetën e përditshme më të këndshme (këshilla, ushtrime dhe programe yoga, broshura informuese, etj.).
Këtu janë përmbledhur të gjitha informacionet e nevojshme në fushat e jetës së përditshme (shëndeti, sigurimi social, shkolla dhe trajnime, etj.).
Kjo broshurë përmbledh aspektet e ndryshme të sistemit shëndetësor zviceran.
Ndihma dhe shoqatat mbështetëse në Zvicër
Ka disa shoqata që janë në dispozicionin tuaj dhe ofrojnë ndihmë:
- Caritas Suisse – Caritas Zvicër
- Croix Rouge Suisse – Kryqi i Kuq Zvicerian
- Centre social protestant (CSP) – Qendra Sociale Protestante (CSP)
- Organisation suisse d’aide aux réfugiés (OSAR) – Organizata Zvicerane e Ndihmës për Refugjatët (OSAR)
Për një ndihmë juridike:
- Bureau de consultation juridique (BCJ) actif dans le canton de résidence – Zyra e këshillave juridike (BCJ) aktive në kantonin ku jetoni:
- Liste des BCJ hors des centres fédéraux d’asile (CFA) – Lista e zyrës kantonale jasht qendrave federale të azilit (CFA)
- Liste des BCJ dans les centres fédéraux d’asile – Lista e BCJ brenda qendrave federale të azilit
- Të gjitha CFA-të mund të gjenden këtu
- Për një ndihmë në disa gjuhë dhe asistencë hap pas hapi për procedurën e azilit: Plateforme Asylex
- Për një ndihmë juridike (për të gjithë migrantët ): Service social international – suisse (SSI – Suisse)
Pengesa e mosnjohjes së gjuhës
- Në rast se nuk e njifni gjuhën është e vështirë t’i kontaktoni shoqatat ose organizatat. Shoqatat për ndihmë (për shembull Caritas, Kryqi i Kuq dhe OSAR) mund t’ju ofrojnë shërbimin e përkthyesve që të arrini të komunikoni në gjuhën e juaj amtare.
- Ekzistojnë gjithashtu shërbime të përkthyesve ku i gjeni në faqen www.inter-pret.ch që ofrojnë përkthyes në gjuhën e folur. Ata mund t’ju ndihmojnë në takimet administrative, mjekësore ose ligjore.
- Komunitetet lokale gjithashtu mund të ofrojnë mbështetje për procedurat administrative ose për shembull për t’i kontaktuar mjekët.
- Ekzistojnë gjithashtu aplikacione falas që mund të jenë të dobishme për përkthim dhe komunikim:
- Tarjimly – Refugee Translation (Përkthime për refugjatët)
- Refugee Phrase Book (fraza të domosdoshme të jetës së përditshme në mbi 50 gjuhë)
- Refugeye, që lehtëson përkthimin për komunikimin me pictogram (fotografi).
- Ka gjithashtu aplikacione falas në telefon për të mësuar gjuhën e folur të kantonit ku jetoni: Duolingo, Babbel, MemRise, HelloTalk, etj.
Shoqatat dhe organizatat sipas kantonit
Fribourg
- Association La Red: Vend për shoqërim me aktivitete falas
- Association ParMi: Shkëmbim ndërkulturor, mbështetje dhe integrim për të rinjtë
- Association Passerelles: Hapësirë për takime ndërkulturore
- Caritas Fribourg: Konsultim dhe mbështetje sociale
- Cours de français et d’allemand pour personnes issues de la migration (Kurse të frëngjishtes dhe gjermanishtes për migrantët)
- Coordination cours de langues pour migrant·e·s à Fribourg (Koordinimi i kurseve gjuhësore për migrantë në Fribourg)
- CCSI – SOS Racizmi në Fribourg: Mbështetje juridike
- Ensemble, Santé mentale des personnes issues de la migration (Së bashku, Shëndeti mendor i migrantëve)
- Espacefemmes: Vend takim, këshillime dhe trajnime për gratë nga grupe të ndryshme shoqërore dhe kulturore
- LivrEchange: Bibliotekë ndërkulturore
- Permanence juridique bénévole: konsultim juridik falas
Genève
- Agents de santé (Agjentë shëndetësorë)
- Appartenances-Genève: Mbështetje dhe integrim i familjeve dhe individëve që kanë përjetuar dhunë kolektive
- Asile LGBTIQ+: shoqërim dhe mbështetje për individët LGBTI refugjatë
- Association de médiatrices interculturelles: integrim përmes ndërmjetësimit ndërkulturor
- Association Elisa – asile: mbështetje dhe mbrojtje juridike
- Association Pluriels: Qendër këshillimi dhe studimesh etnopsikologjike
- Aumônerie Genevoise Oecuménique auprès des Requérants d’Asile et des Réfugiés (Vend i pritjes dhe i shoqërimit pa dallim feje për azilkërkuesit dhe për refugjatët)
- Camarada: Qendër pritjeje, formimi dhe integrimi profesional
- Caritas Genève: Mbështetje juridike dhe sociale
- Centre de La Roseraie: qendër pritjeje, shkëmbimesh dhe formacionesh
- Carrefour Orientation solidarité: Ndihmë për familjet në integrimin e tyre
- Croix-Rouge genevoise: Aktivitetet e integrimit për migrantët e moshuar
- CSP Genève: Kujdestari e këshillave juridike
- Ecole des parents (programi, hapat e vegjël): Ndihmë dhe mbështetje për prindërit
- EPER: Për të përmirësuar cilësinë e jetës për migrantët e moshuar
- Permanence juridique: këshilla juridike falas
- Répertoire en ligne des cours de français et d’alphabétisation (Regjistër online i kurseve të frëngjishtes dhe alfabetizimit)
Jura
- Association jurassienne d’accueil des migrants: Shoqata Jura e migranatëve, pritje, shoqërim, akomodim dhe mbështetje sociale
- Avenir Formation: Kurse gjuhe për migrantë
- Centre d’animation et de formation pour femmes migrantes: Qendër pritjeje, takimi, dëgjimi dhe integrimi
- Caritas Jura: Shërbimi i përkthyesve
- Mouvement jurassien de soutien aux sans-papier et migrants (Lëvizja e Juras për mbështetje për personat pa letra » dhe migrantëve)
Neuchâtel
- Bel horizon: vend takimesh dhe trajnimi
- Caritas Neuchâtel : Mbështetje juridike dhe sociale
- Cours de français dans le cadre du Programme d’intégration cantonal (Kurse frëngjisht në kuadër të Programit të Integrimit në Kanton)
- CSP Neuchâtel: këshillime juridike
- Droit de rester Neuchâtel: Mbrojtja e të drejtës për të qëndruar në Neuchâtel.
- L’AMAR: Vend multikulturor takimesh dhe pritjeje
- Plateforme – asile Neuchâtel: Platforma e informacioneve
- RECIF: Qendër trajnimi, takimesh dhe shkëmbimesh për gra migrante dhe zvicerianeve
- Service de la cohésion multiculturelle (COSM) (Shërbimi i kohezionit ndërkulturor-COSM)
Tessin
- Antenna MayDay : Platforma e ndihmës kundër tregtisë së qenieve njerëzore
- Casa Astra : Lëvizja e të pazëshmëve
- SOS Ticino : shërbimi i ndihmës dhe këshillime juridike
Valais
- Centre suisses-immigrés Valais (Qendra zvicerjane për migrantë)
- Cours de langue à Sion (Kurse të gjuhëve në Sion)
- Cours de langues pour les requérants d’asile (Kurse gjuhe për kërkuesit e azilit)
- OSEO Valais (Integrimi profesional i migrantëve)
Vaud
- Appartenances: vend për integrim shoqëror
- Association Panmilar: Ndihmë rreth lindjes së fëmijëve
- Astree: Mbështetje për viktimat e çdo forme të tregtisë dhe shfrytëzimit
- Bureau cantonal pour l’intégration des étrangers et la prévention du racisme – Zyra e integrimit të të huajve dhe parandalimit të racizmit: platforma dhe broshura që ofrojnë informacion të nevojshëm për qëndrimin tuaj në këtë vend
- Caritas Vaud: soutien juridique et social
- Carnet d’adresses Petite Enfance: ndihmë për familjet të migrantëve
- Coordination Asile-Migration Riviera: mbështetje në procedurat administrative
- CSP Vaud: kujdestari juridike
- EPER: Shërbime i ndihmës juridike si dhe programi Âge et migration
- Mjedise të kujdesit prindër dhe fëmijë prej moshës 0 deri 5 vjeç – falas: Maisons vertes et Association Arc-Echange
- Liste des associations de migrants (lista e shoqatave për migrantë): Lausanne me rrethin
- Plateforme-asile Vaud: Platforma informative për pritjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve në kantonin Vaud + ofrohen kurse të gjuhës falas
- SOS Asile Vaud: Politika e azilit, politika e migracionit: informacione, bashkëounime me rrjete si dhe mbështetja për veprimet në terren
Informacione të përgjithshme dhe të dobishme
- Croix Rouge Suisse : ndihmë në jetën e përditshme
- Brochure d’information për refugjatët dhe për ata që janë pranuar përkohësisht
- Vidéo d’information mbi jetën e përditshme në Zvicër (me mundësi që ta lexoni tekstin)
- La page fide e cila grumbullon kurset e ndryshme të gjuhës që i plotësojnë standardet
Traumatizmi
- Kjo video ofron këshilla për t’iu shmangur ndikimin e traumatizmit gjatë jetës së përditshme
- Një udhërrëfyes ndihmë për refugjatët është përgatitur gjithashtu në gjuhë të ndryshme për të ndihmuar të kapërcehen përvojat traumatike të përjetuara. Janë grumbulluar ushtrime për t’u ndier mirë këtu si dhe ushtrim yoga
Familja
- Një tjetër udhëzues për ndihmën e prindërve refugjatë
- Për prindërit, një fletushkë që mund të jetë e dobishme
- Një broshurë për prindër të fëmijëve dhe adoleshentëve