Të kërkoni ndihmë | PsyHealth

Varësia/Konsumi

Kur ndiheni të trishtë, të stresuar ose të lodhur, ka rrezik që të kërkoni t’iu shmangeni problemit në lëshuarjen e sjelljeve që quhen “me rrezik”, siç janë : pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, përdorimi i medikamenteve, qëndrimi i gjatë para ekraneve ose duke u joshur me lojërat e fatit dhe të bixhozit. Edhe pse mund të duket se kjo ofron një lehtësim në momentin e caktuar, këto shprehi mund t’ua dëmtojnë shëndetin fizik dhe mendor. Nëse konsumimi juaj ose i një të afërmi ju shqetëson, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.

Konsumimi i tepërt i substancave (alkoholit, medikamenteve) mund të shkaktojë pasoja negative për shëndetin: dëmtim të organeve jetike, të shkaktojë kancer, sëmundje kardiovaskulare, të dobësojë sistemin imunitar, të dërgojë në depresion dhe ankth, të shkaktojë çrregullime në njohje të gjërave, izolim shoqëror, etj.

Addiction Suisse përmbledhë këtu një listë e plotë e faqeve dhe numrave që mund të ofrojnë mbështetje në rast të konsumit të alkoolit, duhanit ose produkteve nikotinë dhe lojërave të fatit.


Jeni të shqetësuar për fëmijët tuaj? Konsultoni këtë broshurë.

Po kërkoni si t’i mbroni ata? Konsultoni këtë fletushkë.  

Jeni afër një personi të varur? Konsultoni këtë broshurë.

Dhuna bashkëshortore

Numri 142 – Ndihma për Viktimat (24 orë në ditë, 7 ditë në javë)

Për çdo person që ka përjetuar dhunë fizike, psikologjike ose seksuale në Zvicër. Edhe familjarët dhe personat e afërt (miqtë ose të afërmit) mund të marrin mbështetje dhe këshillim. Numri 142 është i disponueshëm në çdo kohë.

Numrat emergjencës:

  • 117: Policia
  • 144: Ambulanca/emergjenca

Linja e dëgjimit anonim dhe në besueshmëri (24/24h):

  • 143: Dorë e shtrirë
  • 147: Këshilla për fëmijë dhe të rinjë

Burime të tjera në dispozicion:

Nëse dhuna bëhet e përhershme, keni të drejtën të mbroheni (si dhe fëmijët tuaj të pranishëm) duke u larguar nga shtëpia, duke telefonuar policinë (117) ose mjekun e ndihmës së shpejtë (këtu- lista sipas kantoneve). Qendrat LAVI mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.

Lista e profesionistëve të shëndetit

Ka shumë profesionistë rreth jush që mund të japin ndihmë të çmueshme. Në rast se hasni në vështirësi ose nëse keni shqetësime psikologjike, ata mund t’ju pranojnë, t’ju dëgjojnë dhe t’ju drejtojnë te një specialist:

  • në punë: mjeku i ndërmarrjes, përfaqësuesi i stafit ose i një sindikate
  • në qendrat e kujdesit shëndetësor: infermieri, mami, mjeku
  • në shkollë: infermierë shkollor, mësues ose ndërmjetës
  • në qendrat e aktiviteteve të lagjes: animator ose punonjës social

Të gjithë janë persona të ngarkuar me këto përgjegjësi që mund t’ju udhëzojnë drejt ndihmës së duhur. Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga ta sepse kjo është pjesë e punës së tyre, për t’ju informuar për mundësitë që ekzistojnë.

Në shumicën e rasteve, këto ndihma janë falas ose të paguara nga sigurimi shëndetësor. Pra, çështja e pagesës nuk duhet t’ju pengojë për t’u drejtuar tek ata.

Në rast dyshimi dhe nëse nuk dini kujt t’i drejtoheni, mjeku juaj i familjes mund t’ju udhëzojë tek personi i duhur.

Po ashtu, në këtë faqe mund t’i gjeni psikologët që janë afër jush. Thjesht plotësoni një pyetësor të shkurtër mbi nevojat tuaja si dhe dëshirën se në cilën gjuhë preferoni të komunikoni me ta. Për sa i përket pagesës së shërbimeve, profesionistët e ndryshëm tregojnë në profilin e tyre se cilat janë kushtet e pagesës, por është e nevojshme të informoheni rreth kushteve që i përkasin secilit prej tyre.

Numrat e emergjencave

Në rast të një krize të papritur, nëse personi është në rrezik për veten ose për dikë tjetër dhe kur situata është urgjente, duhet të kontaktoni me numrin 144 ose me shërbimet e urgjencës psikiatrike të kantonit tuaj. Nëse keni dyshime ose e ndjeni se po e humbni kontrollin, mos hezitoni të telefononi një shërbim urgjence.

  • Fribourg: 0263080808
  • Gjenevë: 0223723862
  • Jura: 144
  • Neuchâtel: 0327551515
  • Vaud: 0848133133
  • Valais: 0800012210
  • Ticino: 144

Nëse rreziku është tepër i madh, është e mundur t’i telefononi policisë në numrin 117.

Idetë vetëvrasëse

Nëse keni ide për vetëvrasje, më e rëndësishmja është të flisni dhe të kërkoni ndihmë.

Numrat e emergjencës:

  • 143: Për të rritur, falas, anonime dhe të besueshme. Në linjën anglisht: 0800 143 000
  • 147: Pro Juventute (për të rinjtë)
  • 144: Emergjencat spitalore