Lista e profesionistëve të shëndetit

Ka shumë profesionistë rreth jush që mund të japin ndihmë të çmueshme. Në rast se hasni në vështirësi ose nëse keni shqetësime psikologjike, ata mund t’ju pranojnë, t’ju dëgjojnë dhe t’ju drejtojnë te një specialist:

  • në punë: mjeku i ndërmarrjes, përfaqësuesi i stafit ose i një sindikate
  • në qendrat e kujdesit shëndetësor: infermieri, mami, mjeku
  • në shkollë: infermierë shkollor, mësues ose ndërmjetës
  • në qendrat e aktiviteteve të lagjes: animator ose punonjës social

Të gjithë janë persona të ngarkuar me këto përgjegjësi që mund t’ju udhëzojnë drejt ndihmës së duhur. Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga ta sepse kjo është pjesë e punës së tyre, për t’ju informuar për mundësitë që ekzistojnë.

Në shumicën e rasteve, këto ndihma janë falas ose të paguara nga sigurimi shëndetësor. Pra, çështja e pagesës nuk duhet t’ju pengojë për t’u drejtuar tek ata.

Në rast dyshimi dhe nëse nuk dini kujt t’i drejtoheni, mjeku juaj i familjes mund t’ju udhëzojë tek personi i duhur.

Po ashtu, në këtë faqe mund t’i gjeni psikologët që janë afër jush. Thjesht plotësoni një pyetësor të shkurtër mbi nevojat tuaja dhe si dhe dëshirën se në cilën gjuhë preferoni të komunikoni me ta. Për sa i përket pagesës së shërbimeve, profesionistët e ndryshëm tregojnë në profilin e tyre se cilat janë kushtet e pagesës, por është e nevojshme të informoheni rreth kushteve që i përkasin secilit prej tyre.

Numrat e emergjencave

Në rast të një krize të papritur, nëse personi është në rrezik për veten ose për dikë tjetër dhe kur situata është urgjente, duhet të kontaktoni me numrin 144 ose me shërbimet e urgjencës psikiatrike të kantonit tuaj. Nëse keni dyshime ose e ndjeni se po e humbni kontrollin, mos hezitoni të telefononi një shërbim urgjence.

  • Fribourg: 0263080808
  • Gjenevë: 0223723862
  • Jura: 144
  • Neuchâtel: 0327551515
  • Vaud: 0848133133
  • Valais: 0800012210
  • Ticino: 144

Nëse rreziku është tepër i madh, është e mundur t’i telefononi policisë në numrin 117.

Varësia/Konsumi

Kur ndiheni të trishtë, të stresuar ose të lodhur, ka rrezik që të kërkoni t’iu shmangeni problemit duke u me sjelëshuar në sjelljet që quhen “me rrezik”, siç janë : pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, përdorimi i medikamenteve, qëndrimi i gjatë para ekraneve ose duke u joshur me lojërat e fatit dhe të bixhozit. Edhe pse mund të duket se kjo ofron një lehtësim në momentin e caktuar, këto shprehi mund t’ua dëmtojnë shëndetin fizik dhe mendor. Nëse konsumimi juaj ose i një të afërmi ju shqetëson, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.

Konsumimi i tepërt i substancave (alkoholit, medikamenteve) mund të shkaktojë pasoja negative për shëndetin: dëmtim të organeve jetike, të shkaktojë kancer, sëmundje kardiovaskulare, të dobësojë sistemin imunitar, të dërgojë në depresion dhe ankth, të shkaktojë çrregullime në njohje të gjërave, izolim shoqëror, etj.

Addiction Suisse përmbledhë këtu një listë e plotë e faqeve dhe numrave që mund të ofrojnë mbështetje në rast të konsumit të alkoolit, duhanit ose produkteve nikotinë dhe lojërave të fatit.


Jeni të shqetësuar për fëmijët tuaj? Konsultoni këtë broshurë.

Po kërkoni si t’i mbroni ata? Konsultoni këtë fletushkë.  

Jeni afër një personi të varur? Konsultoni këtë broshurë.

Ekrane/Internet

Ja disa shenja që mund t’i alarmojnë prindërit si shkak i përdorimit të tepërt të ekraneve nga ana e fëmijëve të tyre:

  • Qëndrimi në kompjuter dhe lojërat argëtuese kompjuterike (konsol) janë aktive me orë të tëra, përpos detyrave të kërkuara nga shkolla.
  • Fëmija nuk e sheh më ose e sheh shumë rrallë shoqërinë e tij dhe nuk interesohet më për aktivitete të tjera ose për hobi.
  • Rezultatet shkollore ose të mësimit bien vazhdimisht.
  • Fëmija e lë veten pas dore dhe nuk ka më oreks. Ai është shpesh i lodhur gjatë ditës.
  • Fëmija bëhet agresiv ose i deprimuar nëse i ndalohet qasja në kompjuter.

Dhuna bashkëshortore

Numrat emergjencës:

  • 117: Policia
  • 144: Ambulanca/emergjenca

Linja e dëgjimit anonim dhe në besueshmëri (24/24h):

  • 143: Dorë e shtrirë
  • 147: Këshilla për fëmijë dhe të rinjë

Burime të tjera në dispozicion:

Nëse dhuna bëhet e përhershme, keni të drejtën të mbroheni (si dhe fëmijët tuaj të pranishëm) duke u larguar nga shtëpia, duke telefonuar policinë (117) ose mjekun e ndihmës së shpejtë (këtu- lista sipas kantoneve). Qendrat LAVI mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.

Stresi

Studimet kanë treguar se janë katër situata kur prodhohen hormonet e stresit:

  • Kur kemi ndjesinë se nuk e kontrollojmë situatën
  • Kur një situatë është e paparashikueshme
  • Kur një situatë është e re
  • Kur një situatë kërcënon egon tonë

Për të reduktuar stresin, është e rëndësishme të mendojmë për faktorin që e shkakton stresin dhe të kërkojmë, sa të jetë e mundur, ta ndryshojmë dhe të veprojmë mbi atë faktor. Për shembull, nëse aftësitë dhe egoja jonë janë në sprovë dhe kemi ndjenjën se të tjerët dyshojnë për aftësitë tona, mund ta forcojmë besimin dhe vlerësimin që kemi për vetveten, të mësojmë të besojmë në aftësitë tona dhe të mos i vejmë në dyshim ato vazhdimisht. Dhe, duke vepruar paraprakisht mbi këto situata që shkaktojnë stres, në të ardhmen, do të jetë më e lehtë ta zvogëlojmë këtë ndjenjë të pakëndshme.

Në periudha stresi, mund të jenë të dobishme mjete të tjera që mund t’i gjeni këtu.

Ka edhe  mjete tjera që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e stresit, në rigjenerimin e energjisë që të zhvilloni qëndrueshmërinë tuaj:

  • Mënyra për të zbutur tensionin dhe për t’u rikthyer me momentin e tanishëm kur ndiheni në vështirësi dhe i lodhur, është që të përqendroheni në të tashmen dhe në aty ku gjendeni, ta përkëdhelni veten butësisht, të qëndroni në këmbë sikur po i prekni rrënjët me tokën dhe t’i mbyllni mendimet tuaja shqetësuese në një kuti imagjinare.
  • Kur ndiheni i shqetësuar ose nervoz dhe doni ta riktheni kontrollin, bëni ushtrime të frymëmarrjes dhe planifikoni një moment të caktuar gjatë ditës për të menaxhuar shqetësimet tuaja (në vend se t’i bëni ato gjatë gjithë ditës).
  • Mënyra për t’u qetësuar kur dëshironi të merrni vendimet e duhura, është edhe bërja e ushtrimeve të frymëmarrjes dhe përfytyrimi i gjërave pozitive.
  • Për të zhvilluar qëndrueshmërinë dhe për të forcuar burimet tuaja të brendshme, rekomandohet të mendoni në mënyrë optimiste, të jeni të sjellshëm dhe të mëshirshëm. Mundeni edhe të bëni një listë të gjërave që keni zotësinë t’i bëni dhe gjërave që ju bëjnë mirë, për të ditur si të veproni në të ardhmen, sipas asaj që keni përjetuar.

Idetë vetëvrasëse

Nëse keni ide për vetëvrasje, më e rëndësishmja është të flisni dhe të kërkoni ndihmë.

Numrat e emergjencës:

  • 143: Për të rritur, falas, anonime dhe të besueshme. Në linjën anglisht: 0800 143 000
  • 147: Pro Juventute (për të rinjtë)
  • 144: Emergjencat spitalore